Ronaldon vazhdon me rrëmujë në ekip: Ai nuk stërvitet me zëvendësuesit e tjerë të Portugalisë

  • S.A /
  • 07 December 2022 - 16:27
 Ronaldon vazhdon me rrëmujë në ekip: Ai nuk stërvitet me zëvendësuesit e tjerë të Portugalisë

Sipas raportimeve te fundit nga Katari, Cristiano Ronaldo vazhdon të shkaktojë rrëmujë në Kupën e Botës Katar 2022. Ylli portugez ishte zëvendësues në ndeshjen e 1/8-tës kundër Zvicrës dhe hyri në lojë në minutën e 73-të, duke zëvendësuar Joao Felix, transmeton "Kosova Sot Online".

Një ditë pas kualifikimit për në çerekfinale, trajneri Fernando Santos organizoi një seancë stërvitore në fushë me lojtarët që e nisën në pankinë kundër Zvicrës, por mes tyre nuk ishte Cristiano Ronaldo.

Startuesit bënë disa punë në palestër dhe CR7 qëndroi me ta. Nga kampi stërvitor i Portugalisë, sigurojnë se Cristiano Ronaldo nuk ka shqetësime dhe është në gjendje perfekte, por habit fakti që ai nuk ishte me grupin e zëvendësuesve që punonin në terren.

Kundër Zvicrës, Fernando Santos i dha fund serisë së Ronaldos prej 31 ndeshjesh si titullar në turnetë e mëdha. Portugezi nuk kishte nisur asnjë ndeshje nga pankina që nga viti 2008.

Shtypi që mbulon kombëtaren portugeze tregoi habinë e tyre për atë që u pa në kampin bazë të Portugalisë.

Të gjithë prisnin që Ronaldo të dilte me grupin e lojtarëve që nuk ishin në 11-shen startuese për të kryer ushtrime të ndryshme me titullarët, të cilët punonin me intensitet më të ulët për shkak të ngarkesës së minutave, por zbuluan se ish-lojtari i Manchester United nuk u shfaq.

(Kosova Sot Online )