FIFA godet Serbinë, e dënon pasi harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb u shfaq në zhveshtoret e tyre

  • A.P /
  • 07 December 2022 - 17:33
FIFA godet Serbinë, e dënon pasi harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb u shfaq në zhveshtoret e tyre

Federata serbe e futbollit u gjobit me 20,000 franga zvicerane për shkak se në dhomat e zhveshjes u shfaq harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb

Aty ishte edhe një shkrim: “S’ka dorëzim”.

Federata e Futbollit të Kosovës u ankua zyrtarisht në FIFA për pankartën, e cila ishte varur mbi dollapët e dy lojtarëve të Serbisë më 24 nëntor.

(Kosova Sot Online)