Liverpool favorit për të nënshkruar me mesfushorin Ambrabat

  • S.A /
  • 08 December 2022 - 09:00
Liverpool favorit për të nënshkruar me mesfushorin Ambrabat

Ekipi i Liverpoolit po shfaqet si favoriti kryesor  për të nënshkruar për mesfushorin e Marokut Sofyan Amrabat, edhe pse Fiorentina insiston se nuk do ta shesin atë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ai ka ndihmuar Kombin e Afrikës Veriore që të shkojë në çerekfinale të Botërorit për herë të parë në historinë e tyre, duke e mposhtur Spanjën në penallti.

26 vjeçari ka pasur një paraqitje të mirë edhe në fazën e grupeve dhe agjenti i tij ka treguar se ka marrë “shumë telefonata” për futbollistin.Sipas Footmecato në Francë, Ambrabat është i interesuar më shumë që të kalojë në Premier Ligë, me Liverpool që është favorit për ta marrë nënshkrimin e tyre.

Ata tashmë kanë bërë punë të mirë para fillimit të Botërorit në Katar, ku agjentët e tij janë takuar me trajnerin e Liverpool, Jurgen Klopp.

Edhe Tottenhami i Antonio Conte po ashtu është duke e monitoruar situatën.

I lindur dhe rritur në Holandë, Ambrabat është zhvilluar nga akademia e FC Utrecht, ka luajtur për Feyenoordin dhe Club Brugge para se të kalojë në Serie A dhe Verona më 2019.

Ai u shit të Fiorentina për19.5 milionë euro më 2020, duke mbetur në Bentegodi si i huazuar për gjashtë muaj.

Çmimi i tij është dyfishuar që nga atëherë, por Viola vazhdojnë të qëndrojnë në pozita të tyre dhe nuk e kanë për synim që ta shesin Ambrabat gjatë afatit dimëror. 

(Kosova Sot Online )