Serbia përmes Vuçiqit, po luan me zjarr në veri të Kosovës dhe në rajon

Serbia përmes Vuçiqit, po luan me zjarr në veri të Kosovës dhe në rajon
Serbia përmes Vuçiqit, po luan me zjarr në veri të Kosovës dhe në rajon

Skender Mulliqi

  • 08 December 2022 - 08:00

Shkruan: Skënder Mulliqi

Është koha e fundit që këtij shteti ende më logjikë pushtuese ti bëhet presion për vazhdim të proceseve , nëse vërtetë dëshirohet normalizim i marrëdhënieve në mes dy shteteve fqinjë. Çdo solucion tjetër nuk i shërben paqes dhe sigurisë në rajon. Si nuk e siguron paqen as implementimi i Asociacionit më kompetenca ekzekutive siç po e kërkon Serbia. Shqiptarët nuk do të lejojnë një “Republika Srpska” tjetër në Kosovë.

-Paralelisht më luftën në Ukrainë nga Putin, Serbia përmes Presidentit Aleksandër Vuçiq, po luan më zjarr në veri të Kosovës por dhe në rajon. Kosova gjithmonë është për dialog. Serbia po luan lojën e dyfishtë, të kërcënimit më ushtri në kufij më Kosovën, dhe këtë kërcenim nga terreni po e bartë në diplomaci. Kosova nuk po kërcënon më armë, por natyrisht së është e vendosur të mbrohet në rast të çdo agresionit serb. Ajo e cila po i shton tensionet në rajon është Serbia e shovinistit serb, Aleksandër Vuçiq. Serbia rregullisht nuk i respektoj marrëveshjet e firmosura gjatë zhvillimit të bisedimeve.

Madje, ky eksponent i Millosheviqit, përdori gjuhën më vulgare dhe shumë kërcënuese ndaj, Kurtit pas emërimit për ministër të Nenad Rashiqit, duke e quajtur kryeministrin e Kosovës terrorist etj. Dhe, unë vetë nuk dëgjova ndonjë reagim të ndërmjetësve ndërkombëtar në bisedime , të kenë për reaguar. Po të ishte Kurti ai që do të kishte përdorur një gjuhë të tillë, sigurisht do të kishim reagime nga BE-ja. Kjo lojë e dyfishtë e Serbisë e cila po ulët në dy karrige, në atë ruse dhe në atë të BE-së, nuk ishte dashur të tolerohet më. Është koha e fundit që këtij shteti ende më logjikë pushtuese ti bëhet presion për vazhdim të proceseve , nëse vërtetë dëshirohet normalizim i marrëdhënieve në mes dy shteteve fqinjë. Çdo solucion tjetër nuk i shërben paqes dhe sigurisë në rajon. Si nuk e siguron paqen as implementimi i Asociacionit më kompetenca ekzekutive siç po e kërkon Serbia. Shqiptarët nuk do të lejojnë një “Republika Srpska” tjetër në Kosovë.

Serbia duhet të pranon sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës., e që këtë parim nuk po e respekton, Vuçiq, edhe më deklarimin e fundit së Kosova duhet të mbetet pjesë përbërëse e Serbisë. Më këtë logjikë serbomadhe të Vuçiqit, pinjollit të Millosheviqit dhe Sheshelit, sigurisht së edhe për një kohë të gjatë nuk do të ketë qetësi në Ballkan.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".