Verratti me PSG edhe për dy vite, deri më 2024

  • S.A /
  • 08 December 2022 - 13:26
Verratti  me PSG  edhe për dy vite, deri më 2024

 

Eksperti i transfereve, Fabrizio Romano ka treguar se mesfushori italian i PSG-së, Marco Verratti është pajtuar për ta zgjatur kontratën e tij me klubin francez, transmeton "Kosova Sot Online ".

Mesfushori italian është njëri prej më të rëndësishëm për skuadrën më të mirë franceze të momentit.

Pas shumë spekulimeve që e kanë rrethuar të ardhmen e tij, ky lajm sjell qetësi për tifozët parisien me Varrattin që ka qenë krucial për mesfushën e kësaj skuadre.

Raportohet që avokatët e Verrattit e kanë marrë “po”-në e klientit të tyre për të nënshkruar ofertën e propozuar të PSG dhe marrëveshja do të nënshkruhet së shpejti.

“Marco Verratti ka pranuar të gjitha detajet e kontratës së re të tij me Paris Saint-Germain, ju ka dhënë shenjë avokatëve që të vazhdojnë me procedurat – së shpejti do të nënshkruhet ajo  #PSG”, ka shkruar Romano.

Verratti ju bashkua PSG-së nga skuadra e ligës së dytë italiane në atë kohë, Pescara më 2012 …. kurse kontrata e re e tij do të jetë valide deri më 2026.

(Kosova Sot Online )