Zyrtare: Spanja shkarkon Enriquen, emëron trajnerin e ri

  • S.A /
  • 08 December 2022 - 14:55
Zyrtare: Spanja shkarkon Enriquen, emëron trajnerin e ri

Shkarkimi i trajnerit të spanjes  është bër lajm zyrtare. Luis Enrique,  shkarkohetpas daljes së Spanjës në fazën e 16-të të Katarit 2022, dhe ai nuk është më komisioneri teknik i “Furies së Kuqe”, transmeton "Kosova Sot Online". 

Këtë e ka bërë të ditur RFEF, federata spanjolle e futbollit, përmes një komunikate zyrtare për media ku falënderojnë trajnerin spanjoll dhe bashkëpunëtorët e tij.

Nuk ka vonuar shumë dhe ata kanë emëruar edhe trajnerin e tyre të ri.

Luis de la Fuente është trajneri i ri i Spanjës.

Kështu ka bërë të ditur Federata e Futbollit përmes një komunikate për media. 61-vjeçari De La Fuente, fitoi Kampionatin Evropian me ekipin U19 në 2015, medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare me ekipin U18 në vitin  2018, Kampionatin Evropian me U21 në vitin 2019 dhe medaljen e argjendtë në Tokio në vitin 2020.

Debutimi i tij do të zhvillohet në mars me ndeshjet kualifikuese për Euro 2024. Trajneri i ri do të prezantohet të hënën në orën 12:30.

(Kosova Sot Online )