Endrick është i Real Madridit, Sulmuesi brazilian do t’i bashkohet kampionëve spanjollë në korrik të vitit 2024

  • S.A /
  • 08 December 2022 - 16:29
Endrick është i Real Madridit, Sulmuesi brazilian do t’i bashkohet kampionëve spanjollë në korrik të vitit 2024

 

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar se mes palëve tashmë është mbyllur marrëveshja e plotë verbale, transmeton "Kosova Sot Online ". Real Madridit do t’i kushtojë ky transferimin 60 milionë euro, plus 12 milionë të tjera si taksa.

Sulmuesi brazilian do t’i bashkohet kampionëve spanjollë në korrik të vitit 2024.

Real Madridi planifikon të nënshkruajë të gjitha dokumentet brenda këtij muaji.

Endrick është 16-vjeçar. Ai debutoi këtë sezon me skuadrën e parë të Palmeiras.

(Kosova Sot Online )