Atletico Madridi ia ka caktuar çmimin Felixit
Joao Felix është duke e kërkuar largimin nga Atletico Madridi, pasi prishjes së raporteve me trajnerin, Diego Simeone.
Sipas “Relevo”, klubi spanjoll tashmë i ka vendosur një çmim të largimit portugezit, që është 140 milionë euro.
Agjenti i Felixit, Jorge Mendes, thuhet se tashmë është duke punuar për të gjetur një zgjidhje për klientin e tij.
Mendes ka zhvilluar bisedime me klubet e njohura, si Arsenal, Bayern Munich, Manchester United e Chelsea.
(Kosova Sot Online)