Messi i thotë JO kthimit në Barcelonë

  • S.A /
  • 09 December 2022 - 08:41
Messi i thotë JO kthimit në Barcelonë

Muajve të fundit ka pasur shumë thashetheme që argjentinasi dëshiron të kthehet në Kataloni, por gjërat nuk duket se janë duke shkuar në këtë drejtim, transmeton "Kosova Sot Online".

 Destinacioni i yllit Lionel Messi do të varet shumë nëse ai e fiton apo jo Botërorin.Sipas asaj që shkruan El Nacional,  legjenda e futbollit ika thënë ish klubit të tij, Barcelona, se ai nuk do t’i ribashkohet atyre pavarësisht rezultatit të arritur në Katar. 

Raporti thekson që nëse Messi e fiton Botërorin ai do të kalojë në Inter Miami në MLS për dy sezone para se të pensionohet.

Nëse ai dështon ta arrijë këtë detyre, ai do ta zgjasë kontratën e tij me PSG edhe për një vit tjetër, deri më 2024, me shpresën se do ta fitojë Ligën e Kampionëve përsëri.

(Kosova Sot Online )