Dy dekada pas luftës drejtësia e uzurpuar nga strukturat e kontrolluara prej kokave të krimit të organizuar

Dy dekada pas luftës drejtësia e uzurpuar nga strukturat e kontrolluara prej kokave të krimit të organizuar

Hajrullah Tërnava

  • 09 December 2022 - 07:35

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Në një shtet të kriminalizuar, sikur në këtë rast Kosova, nuk është vështir të konstatohet shkaku dhe mënyra e kontribuuesve të vepër kryesve të veprave të krimit të organizuar, e kur dihet se zyrtar të tërë mbas luftës janë emëruar nëpër poste të besueshme nëpër institucionet shtetërore, sepse këta persona me të kaluara të dyshimta që janë emëruar në ato poste të rëndësishme, është dashur ti kryejnë të gjitha urdhrat e të mëdhenjve që i kanë punësuar në ato poste.

-Ata të cilët i kanë emërua në ato poste është dashur që të pasurohen skajshmërisht, sikur që ia kanë arritur qëllimit, prandaj edhe ata zyrtar të punësuar nëpër ato vende të punës që paguhen shumë mirë me rrogat mujore dhe tenderë të ndryshëm, e kanë për detyrë me i ruajt „ shefat e mëdhenj“ që mos të zbulohen ata si vepër kryes, dhe nëse veç zbulohen e kanë për detyre që ato vepra t’iu parashkruhen-vjetërsohen, sepse vetëm me këto kontribute do e arsyetojnë shkakun e emërimeve të tyre në ato poste kaq të rëndësishme që nga lufta e deri më tani.

Ata vetë tani janë pasurua materialisht dhe pran tyre kanë punësuar edhe shumë të tjerë farefisni të tyre që i kanë detyrat e njëjta për në të ardhmen, të pasurimit të tyre, por ma kryesoren ti mbrojnë „shefat e mëdhenj“ që falë atyre tani institucionet janë stërmbushur me njerëz të tyre, prandaj për ta ndryshuar këtë situate të tanishme të krijuar që nga paslufta e deri më tani, duhet të bëhen reforma strategjike rrënjësore në të gjitha institucionet shtetërore. Reformat duhet të nisin sidomos në prokurori, gjyqësi dhe në vazhdimësi nëpër të gjitha institucionet shtetërore, e sidomos edhe në polici, AKI, dhe FSK.

Pa një reformë detaje vështirë se Kosova do të spastrohet nga ata njerëz zyrtar nëpër ato institucione shtetërore që tani edhe ndërkombëtaret janë duke na vështruar. Pa u bindë me fakte dhe argumente për luftimin e krimit në përgjithësi ndërkombëtaret, vështirë që Kosovës do i hapen dyert drejt BE, sepse një spastrim detal nga brenda institucioneve, është një shpresa se mund të arrihen suksese dhe për vitet në ardhje, dhe bazë të luftimit të krimit në përgjithësi në të ardhmen do të krijohet një kulturë institucionale e luftimeve të gjitha llojeve të krimeve, e sidomos që brenda institucioneve mos të ndodhë që të këtë njerëz që i kontribuojnë zhvillimeve të krimeve nga brenda sikur deri me tani, dhe nëse fillohet me reformat dhe spastrimet e njerëzve të kriminalizuar sikur e shpjegova, tani nga kjo kohë e tutje do të lejohet të vazhdon tradita e bashkëpunimit të drejtësisë me rrjetet e krimit, duke i anashkaluar lënë në harresë për tu parashkruar dhe kështu amnistuar lëndët më serioze të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sipas një hulumtimi më të freskët të IKD-s del se gjatë këtij viti, në periudhën e deritanishme në kalim dhe përfundim të vitit 2022 u parashkruan 28 raste të akuzuarve për korrupsion.

Parashkrimi i rasteve të korrupsionit, por edhe lëndëve të natyrave të tjera, është një ndër shqetësimet kryesore të sistemit të drejtësisë tash e disa vite, për çka vazhdimisht është reaguar por gjendja nuk ka marr kahe pozitive, i njëjti avaz nga viti në vit është duke vazhduar. Sipas analizës së detajuar të këtij fenomeni, të kësaj mos punë e cila edhe bëhet qëllimisht, duke bërë pazare me krimin, hulumtuesit e IKD-s konstatojnë kjo dukuri që ka vazhduar në vitin 2022, ka rrezik potencial që të vazhdoj edhe gjatë vitit 2023. Si për pasojë të parashkrimit të rasteve, pra faktorët të cilët kanë ndikuar në arritjen e parashkrimit janë mos procedimi i lëndëve gjyqësore brenda afateve të përcaktuara me ligj, shtyrja e seancave gjyqësore, numri i madh i lëndëve, ndërrimi i shpeshtë i trupeve gjykuese, mungesa e gjyqtarëve, si dhe mungesa e stafit administrativ.

Po ashtu, sipas analizës është konstatuar se faktor tjetër që po ndikon në arritjen e parashkrimit është edhe shëtitja afatgjatë e rasteve nëpër nivele të ndryshme të gjyqësorit, kthimi i shpeshtë i rasteve në rigjykim, duke konstatuar se ka shumë raste që kthehen në rigjykim dhe afatet kur kthehen në rigjykim janë shumë të gjata kurse koha e mbetur e përfundimit, zgjidhjes së tyre ngushtohet, amortizohet dhe të tillat pastaj përfundojnë të parashkruara dhe të pa gjykuara. Sipas hulumtimit, në rastet e 28 të pandehurve të akuzuar për korrupsion, dëmi ndaj shtetit është kolosal. Dëmi, sipas Prokurorisë, në këto raste fillon nga 5 euro deri në 5.4 milion euro. “Nëse kalkulohet dëmi i pretenduar nga Prokuroria në këto raste, i bie se vetëm brenda vitit 2022 janë parashkruar rastet e korrupsionit, dëmi në të cilat kalon vlerën prej 6 milion eurove.

Madje, kjo vlerë llogaritet të jetë vetëm për 11 raste të korrupsionit, pasi në pesë raste të tjera, Prokuroria nuk e ka përcaktuar dëmin në aktakuzë. Përjashtimisht tri rasteve, të gjitha aktakuzat e parashkruara gjatë vitit 2022 janë raste kur koha e kryerjes së veprës penale është viti 2012. Ndaj dy prej personave të akuzuar për korrupsion, rastet e të cilëve janë parashkruar, aktakuza ishte ngritur në vitin 2012, ndaj dy personave në vitin 2013, ndaj një personi në vitin 2014 derisa në shumicën e rasteve (ndaj 9 personave) aktakuza është ngritur në vitin 2015”, thuhet në raport. Gjithashtu hulumtimi ka alarmuar se janë afër kohës së parashkrimit edhe 10 të akuzuar në rastet e profilit të lartë të korrupsionit që rrezikojnë të mbesin pa një vendim meritor, për faktin se rastet e tyre parashkruhen në tri vitet e ardhshme, 7 prej tyre gjatë vitit 2023. Dëmi i pretenduar nga Prokurori i Shtetit në këto raste është mbi 59 milion euro.

Ndryshe raportohet se janë mbi 101 të akuzuar të tjerë për vepra penale të korrupsionit zyrtar, rastet e të cilëve mundë të parashkruhen brenda tri viteve të ardhshme! Ky alarm është treguesi më besnik i zbulimit të lidhjes së ngushtë të drejtësisë me rrjetet e mafies dhe të krimit, ku qëllimisht rastet zvarriten, anashkalohen dhe pastaj parashkruhen dhe nuk gjykohen, kurse emërues i përbashkët i dyshimit është se kjo formë bëhet në mënyrë të organizuar për shuma të majme parash, për prokurorët dhe gjyqtarët që janë në lidhje të korruptuar me krimin e organizuar.

Vetë fakti i parashkrimeve të shpeshta në numër të madhe të rasteve na jep me nënkuptua se përbrenda institucioneve ka njerëz të tërë të kriminalizuar, prandaj kjo qeveri në pushtet duhet ta argumentoj premtimin e dhënë elektoratit se në mënyre të pamëshirshme do e luftoj krimin në përgjithësi, e sidomos tani kur populli është në pritje të miratimit të ligjit të Vettingut e sidomos edhe të ligjit mbi sekuestrimin e pasurive të pajustifikueshme, ndaj atyre që në mënyra enorme janë pasurua skajshmërisht, dhe nëse kjo qeveri ia arrin këtij qëllimi të luftimit të krimit në përgjithësi në mënyrë detaje, qeveria në pushtet do ta qeverisë edhe shumë gjatë Kosovën, sepse populli është i dëshpëruar në qeveritë e kaluara sa i përket krimeve në përgjithësi, dhe jo rastësisht tani jemi shteti ma i izoluar në botë, prandaj edhe ky izolim po e dëshpëron popullin dhe populli me kureshtje po e presin spastrimin e institucioneve të Kosovës nga krimet e deritashme që iu kanë bërë këtij vendi, që t’iu lejohet lëvizja brenda shteteve të BE, sepse mjaft familjar të popullit tonë tani gjinden në këto shtete të BE, dhe familjarët presin që ndonjëherë ti vizitojnë ata anëtar të tyre pa pengesa administrative.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".