Kroacia në gjysmëfinale, eliminon favoritin kryesor Brazilin

  • A.P /
  • 09 December 2022 - 18:56
Kroacia në gjysmëfinale, eliminon favoritin kryesor Brazilin

Kroacia e ka eliminuar Brazilin në çerekfinale të Kupës së Botës.

Kroatët triumfuan pas ekzekutimit të penalltive 4:2.

Rezultati pas 120 minutave ishte i barabartë, 1:1

Rezultati pas kohës së rregullt mbeti i pandryshuar, 0:0

Brazili pati dominimin sidomos në pjesën e dytë, por mbrojtja kroate e sidomos portieri Livakovic ishin në krye të detyrës.

Por, në vazhdime u thye mbrojtja kroate, kur Neymar realizoi në sekondat e fundit të pjesës së parë.

(Kosova Sot Online)