Argjentina kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Botës

  • A.P /
  • 09 December 2022 - 23:00
Argjentina kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Botës

Argjentina është kualifikuar për në gjysmëfinale të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Argjentinasit eliminuan Holandën në çerekfinale pas ekzekutimit të penalltive.

 

Ndeshja në mes Holandës – Argjentinës nuk ka dhënë fitues në 120 minuta lojë.

As vazhdimet prej 30 minutash nuk dhanë fitues në çerekfinalen e dytë

Të dy kombëtaret ishin më të qeta, duke u munduar të realizojnë dhe të kalojnë në epërsi.

Por, nuk arritën të realizojnë, kështu ndeshja shkoi në penallti.

Lautaro Martinez kishte një mundësi të mirë të shënojë, por nuk ishte i saktë.

Edhe Enzo Fernandez pati një goditje të mirë drejt portës së Holandës, por topi nuk po hynte në gol.

Mbetet të shihet se cila kombëtare takohet me Kroacinë në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

(Kosova Sot Online)