Atmosferë e nxehtë para ndeshjes së çerekfinales në Kupën e Botës “Katar 2022”, Franca përballet Anglinë

  • S.A /
  • 10 December 2022 - 12:12
Atmosferë e nxehtë para  ndeshjes së çerekfinales në Kupën e  Botës “Katar 2022”,  Franca përballet  Anglinë

 

Kombëtarja franceze e zhvilloi seancën e fundit stërvitore të premten mbrëma, para se  të takohet sonte me Anglinë në çerekfinale të Kupës së Botës “Katar 2022”,transmeton "Kosova Sot Online ".

“RMC” zbuloi se Franca nuk ushtroi penalltitë, me futbollistët që nuk gjuajtën asnjëherë nga pika e bardhë.

Përveç fokusit në sulm dhe mbrojtje, “Gjelat” thuhet se ushtruan edhe gjuajtjet e lira.

Të tjera veçori nga seanca stërvitore e djeshme përfshijnë udhëzime specifike që u janë dhënë lojtarëve në lidhje me mënyrën se si duhet të reagojnë menjëherë pasi topi humbet, pasi stafi i Francës e ka identifikuar Anglinë si një ekip që performon mirë në tranzicion pas fitores së tyre bindëse 3-0 ndaj Senegali në raundin paraprak.

Ndeshja mes Anglisë dhe Francës do të zhvillohet nga ora 20:00, në stadiumin “Al Bayt”.

(Kosova Sot Online )