Kush do ta fitoj kupën e Kosovës në basketboll: Trepça apo Prishtina!

  • A.P /
  • 11 December 2022 - 10:17
Kush do ta fitoj kupën e Kosovës në basketboll: Trepça apo Prishtina!

Do të zhvillohet sot finalja e madhe e Superkupës së Kosovës në basketboll.

Në finale do të ballafaqohen Sigal Prishtina dhe Trepça, ndeshje e cila do të startojë nga ora 17:00 dhe do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

Në gjysmëfinale Trepça e mposhti Bashkimin me rezultat 79:63, kurse Sigal Prishtina triumfoi ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 82:75.

Mbetet të shihet se cili ekip do arrijë të çoj kupën.

(Kosova Sot Online)