Ozil ka një mesazh për Sakan pas eliminimit të Anglisë

  • S.A /
  • 12 December 2022 - 14:42
Ozil ka një  mesazh për Sakan pas eliminimit të Anglisë

Ish ylli i Arsenalit, Mesut Ozill ka lavdëruar Bukayo Saka pas paraqitjeve të tij të mira për Anglinë, derisa ata u eliminuan nga Botërori, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ndërsa pjesa më e madhe e fokusit ishte para çerekfinales në sulmuesin e Francës, Kylian Mbappe, margaritari i Anglisë, 21 vjeçari, ishte padyshim sulmuesi më i mirë i mbrëmjes ku fitoi një penallti që u shënua nga Harry Kane. Pavarësisht paraqitjes së mirë të Sakas, Tre luanët humbën 201, por pas ndeshjes Ozil ka pasur shumë lëvdata për ish shokun e tij të skuadrës të Arsenali.

“Ju nuk duhet të ndiheni të turpëruar, Kombëtare e Anglisë”, shkroi Ozil në Twitter. “Një paraqitje e fortë kundër kampionit aktual botëror, mbrojtje e mirë kundër Mbappes me shok, por Franca ishte shumë efektive si gjithmonë”, shkroi ai. “Ndeshje e mirë për vëllain tim r @BukayoSaka87 – e ardhmja të takon ty”, përfundoi ai mesazhin në rrjetin social. Përtej përpjekjeve të tij kundër Francës, Saka vazhdimisht ka qenë i mirë gjatë garës ku shënoi dy gola të mirë kundër Iranit derisa në 1/8-ën e finales bëri një përfundim brilian të një aksioni kundër Senegalit. Saka bëri debutimin e tij të parë në Premier Ligë në moshën 17 vjeçare – në fitoren e Arsenalit 4-1 kundër Fulhamit – duke u bërë futbollisti i parë që kishte lindur më 2011 që luan në këtë garë. Ylli i Arsenalit tani do të largohet nga Katari për t’ju bashkuar klubit të tij me Topçinjtë që kthehen në Premier Ligë kundër West Hamit në Emirates më 26 dhjetor. 

(Kosova Sot Online  )