Karim Benzema në mbështetje për Kombëtaren franceze

  • S.A /
  • 12 December 2022 - 14:48
Karim Benzema në mbështetje për Kombëtaren franceze

Karim Benzema ka treguar mbështetjen e tij për Kombëtaren franceze pasi që ata fituan kundër Anglisë në çerekfinale me një postim në rrjetet sociale, shkruan "Kosova Sot Online ".

Pasi mposhtën Anglinë me rezultat 2-1 – duke falënderuar golave nga Aurelien Tchouameni dhe Olivier Giroud, dhe pasi që Harry Kane humbi një penallti – Les Bleus do të luajnë në rrethin tjetër në Botëror kundër Marokut në kërkim të finales së dytë rresht në Botëror. Megjithatë, ata u desh ta bëjnë këtë pa fituesin e Topit të Artë, Karim Benzema, i cili pësoi një lëndim pak para fillimit të garës.

Në Twiter ai ka shfaqur mbështetjen e tij për Francën duke shkruar: “Hajde djema, edhe dy ndeshje dhe ne jemi pothuajse aty… jam me ju… Vamonos”.

Kur u lëndua Benzema, trajneri i Francës, Didier Deschamps, tha që ai është “shumë i mërzitur për Karimin” dhe kjo ishte një “goditje” për tërë skuadrën. Megjithatë, Blutë janë në garë për ta mbrojtur titullin e tyre të kampionit.

Les Bleus e fituan garën më 2018 pa ndihmën e Benzemës dhe tani ata janë dy ndeshje larg për ta bërë këtë përsëri.

(Kosova Sot Online )