Befasojn futbollistët e Anglisë: E adaptouan maçokun Dave në Katar!

  • S.A /
  • 12 December 2022 - 15:49
Befasojn futbollistët e Anglisë:  E adaptouan  maçokun Dave në Katar!

Futbollistët e Anglisë së shpejti do të ribashkohen me Dave, një maçok rruge që ata e adoptuan gjatë paraqitjes së tyre në Botërorin, Katari 2022, transmeton "Kosova Sot Online"

Tre luanët u eliminuan nga Botërori pasi që humbën me rezultat 2-1 nga kampionët në fuqi, Franca në çerekfinale. Gjatë kohës së tyre në Katar, futbollistët anglez janë parë shpesh me një maçok endacak dhe pa shtëpi që ata e emëruan Dave – tani ata e kanë adoptuar atë. Dyshja e futbollistëve të Manchester City dhe Kyle Walker janë parë duke u fotograguar me shokun e tyre leshatak.

Para ndeshjes së çerekfinales kundër Francës, Walker rikujtojë se Tre Luanët dëshirojnë ta marrin me vete Dave në Angli kur ata të largohen nga Lindja e Mesme. “Dave është mirë. Ai kishte një përleshje të vogël me një mace tjetër një natë më parë. Mendoj që ato luftojnë me njëra tjetrën për territor dhe ushqim. Por, ai po ja del mirë. Shpresojë që do e mbajë premtimin tim që ai do të vjen me ne në shtëpi nëse ne e fitojmë. Dave është mirë, faleminderit që pyetët”, tha ai.

(Kosova Sot Online )