Sonte në përballje Argjentina dhe Kroacia, vjen parashikimi për rezultatin e ndeshjes

  • S.A /
  • 13 December 2022 - 10:56
Sonte  në përballje Argjentina dhe Kroacia, vjen parashikimi për  rezultatin e  ndeshjes

Kombëtaret e Argjentinës dhe  Kroacisë takohen sonte (e martë) për të zhvilluar gjysmëfinalen e parë në Kampionatin Botëror që po mbahet në Katar nga data 20 nënt, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ndeshja që fillon në ora 20:00, do të luhet në stadiumin “Lusail Iconic Stadium”.

Argjentina

Angel Di Maria u inkuadrua nga bankina në fitoren gjysmëfinale të Argjentinës ndaj Holandës dhe mund të kthehet në 11-shen fillestare për kët takim.

Lionel Scaloni ndryshoi formacionin në 3-5-2 për suksesin e penalltive të së premtes dhe mund të rikthehet në një 4-3-3 më të njohur, me Di Marian dhe Julian Alvarez në krah të Lionel Messit.

Mbrojtësit e krahut Gonzalo Montiel dhe Marcos Acuna janë të suspenduar, me Nicolas Tagliaficon që do të zëvendësojë këtë të fundit.

Kroacia

Josip Stanisic mbetet një dyshim për Kroacinë, por është shqetësimi i tyre i vetëm i lëndimit për gjysmëfinalen e së martës. Zlatko Dalic mund ta shpërblejë Bruno Petkovic me një vend shartues, pasi ai u fut nga bankina në vazhdime kundër Brazilit për të çuar duelin në penallti në atë ndeshje çerekfinale.

Statistika

Kroacia ka barazuar në tri ndeshjet e fundit (Kampionati Botëror). Argjentina ka shënuar të paktën dy gola në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit (Kampionati Botëror). Argjentina ka parë mbi 2.5 gola në tri ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Kroacisë në të gjitha garat. Janë shënuar nën 2.5 gola në tri ndeshjet e fundit të Kroacisë (Kampionati Botëror).

Parashikim

Argjentina pritet të fitojë me një gol diferencë ndaj Kroacisë.

Formacionet e mundshme:

Argjentina: Martinez, Molina, Romero, Otamendi, Tagliafico, McAllister, Fernandez, De Paul, Di Maria, Alvarez, Messi. 

Kroacia: Livakovic, Sosa, Gvardiol, Lovren, Juranovic, Modric, Brozovic, Kovacic, Perisic, Pasalic, Petkovic.

(Kosova Sot Online )