Parashikim befasues nga Zlatan Ibrahimovic: Fitorja e Botërorit për Lionel Messi në “Katari 2022” “është e shkruar”!

  • S.A /
  • 13 December 2022 - 11:08
Parashikim befasues nga Zlatan Ibrahimovic: Fitorja e Botërorit për Lionel Messi në “Katari 2022” “është e shkruar”!

Emri i madh i futbollit evropian, Zlatan Ibrahimovic ka befasuar me parashikimin e tij duke deklaruar se fitorja e Botërorit për Lionel Messi në “Katari 2022” “është e shkruar”, transmeton "Kosova Sot Online".

Suedezi enigmatik kaloi një sezon duke punuar bashkë me sulmuesin jug-amerikan në sezonin 2009/10 në Barcelonë dhe ai e di sa i rëndësishëm është në këto faza të garës. Messi është duke shkëlqyer për vendin e tij në Lindjen e Messme, ku ka shënuar katër gola në pesë ndeshje dhe Ibrahimovic beson që është koha që shtatë herë fituesi i Topit të Artë ta fitojë çmimin më prestigjioz të futbollit.

S”Mendoj që është shkruar se kush do ta fitojë atë, dhe ju e dini se kush dua të them. Mendoj që Messi do ta ngrit trofeun, është shkruar kështu”, ka thënë Ibrahimovic para ndeshjes gjysmëfinale të Botërorit.

Ndërsa diskutonte të ardhmen e afërt të Messi, Ibrahimovic ka folur edhe për një tjetër futbollist të madhe – superyllin Cristiano Ronaldo. Ish sulmuesi i Manchester United ka thënë se duke parë një tjetër sulmues që prish kontratën e majme me Manchester United.

“Largimi i tij nga United, mendoj se kur gjërat ndodhin, ne kurrë nuk e dimë tregimin e saktë të kësaj gjeje. Ata thonë çfarë dëshirojnë të thonë, ai thotë çfarë duhet të thotë që ta mbrojë vetveten, pastaj keni trajnerin që thotë ato gjëra për ta mbrojtur vetveten. Pastaj klubi thotë gjëra tjera – jo si unë, unë do të tregoja realisht çfarë ka ndodhur. Por, ne të gjithë jemi të ndryshëm. Të gjithë jemi të kujdesshëm për imazhin e tyre. Për mua, imazhi perfekt është të jesh vetvetja. E vërteta e këtij tregimi nuk dihet, miku im”, tha Ibrahimovic.

Ronaldo u eliminua nga Botërori 2022 pasi që Portugalia humbi në çerekfinale nga Maroku, por Messi do të jetë në garë pasi që sot do të luan në gjysmëfinale kundër Kroacisë.

(Kosova Sot Online )