Lionel Messi i gatshëm për të vazhduar kontratën e tij me PSG-në

  • S.A /
  • 13 December 2022 - 11:29
Lionel Messi i gatshëm  për të vazhduar  kontratën e tij me PSG-në

Lionel Messi është gjithnjë e më afër zgjatjes së kontratës së tij me Paris Saint-Germain. Kështu ka shkruar gazetari i njohur i transferëve Sique Rodriguez, transmeton "Kosova Sot Online".

Sulmuesi argjentinas është duke luajtur me Kombëtaren derisa është duke u përgatitur me La Albiceleste për gjysmëfinalen kundër Kroacisë.

 Pavarësisht thashethemeve të ndryshme që Messi mund të rikthehet në Barcelonë apo t’i bashkohet skuadrës së David Beckham, Inter Miami, mundësitë për të shkuar në këto dy skuadra janë shumë të vogla.

Nasser Al-Khelaifi e ka shpjeguar më parë që Messi është i lumtur në Francë dhe ka thënë indikacione që ai do t’ia zgjasë kontratën atij me parisienët. 

(Kosova Sot Online )