Juventusi i hendikepuar pret kthimin e Pogbas në stërvitje

  • S.A /
  • 13 December 2022 - 12:02
Juventusi i hendikepuar pret kthimin e Pogbas në stërvitje

Ylli i Juventusit Paul Pogba ende nuk është kthyer në stërvitje, pasi që është duke e përcjellë një program personal të rikuperimit, transmeton "Kosova Sot Online".

Mesfushori francez 29 vjeçar pësoi një lëndim në gju pothuajse pas kalimit të tij te Bardhezinjtë në verë dhe vendosi që ta shtyjë operimin në mënyrë që të kthehet më herë në fushë, por kjo bëri që ai ta humbet Botërorin e Katarit. Pogba është duke punuar shumë për rikuperimin e tij në javët e fundit dhe një anëtar i stafit mjekësor të Juventusit ka shkuar më të në Miami për një pushim të shkurtër.

Siç raporton Corriere dello Sport, Pogba ende nuk është kthyer në fushën stërvitore të Juventusit në Continassa, duke vazhduar punon e tij në palestër dhe pishinë, po ashtu edhe terapinë fizike.

Bardhezinjtë nuk janë të shqetësuar dhe janë mahnitur me përkushtimin e tij që të punojë sa më shumë në rikuperimin e tij. Ata shpresojnë që francezi të jetë i gatshëm për skuadrën e Massimiliano Allegrit muajin e ardhshëm dhe ai të luajë kundër Napolit më 13 janar.

Rikthimi i Pogbas, bashkë me Federico Chiesan, do t’i jep më shumë mundësi në sulm Allegrit për pjesën e dytë të sezonit që fillon pas Botërorit të Katarit. 

(Kosova Sot Online )