Ky është mesazhi i çuditshëm i Mbappes pas eliminimit të Portugalisë nga Katari

  • S.A /
  • 13 December 2022 - 15:51
Ky është mesazhi i çuditshëm i Mbappes pas eliminimit të Portugalisë nga Katari

Ronaldo ka marrë mbështetje të madhe nga disa yje të sportit pasi që Portugalia u eliminua nga Botërori, “Katari 2022”, shkruan "Kosova Sot Online".

“Luftova për të. Luftova shumë për këtë ëndërr”, fillon mesazhi i Cristiano Ronaldos pas eliminimit të Portugalisë nga Maroku në çerekfinale të Katari 2022.

Pas përfundimit të ndeshjes, kapiteni portugez u pa duke shkuar vetëm në zhveshtore dhe në tunel ai shpërtheu në lot, gjersa kamerat e përcillnin atë. Ishte një imazh që do të mbetet në histori të futbollit nga ky Botëror.

Pasi që kishte përjetuar momentet më të vështira të tërë karrierës së tij, Cristiano Ronaldo vendosi që në rrjetin e tij social të dërgojë një mesazh që përfundoi duke bërë xhiron e botës….ku disa legjenda të sportit reaguan: jo vetëm Pele, LeBron James dhe Kylian Mbappe. Adhurimi i yllit francez për Cristiano Ronaldon ka qenë shumë publik, në një pikë si fëmijë ai kishte tërë dhomën e tij të dizajnuar me postere të futbollistit portugez.

Francezi komentoi me tre emotikone për ta nderuar idhullin e tij: aty ishte një kurorë, atë të duarve si shenjë falënderimi dhe një dhi, që i referohet shkurtesës GOAT, e cila në anglisht kur përkthehet si akronim do të thotë “më i madhi i të gjitha kohërave”. Polemikat shpërthyen pas këtij nderimi. Fotografia me tekstin, e cila është bërë jashtëzakonisht virale në internet ka marrë më shumë së 19 milionë pëlqime dhe pothuaje një milion koment, një shok për botën e futbollit, edhe pse përgjigja e Mbappes është parë shumë e diskutueshme.

Disa nga frazat që janë përsëritur më së shumti theksuan së Mbappe është një shok skuadre me Lionel Messi, futbollisti që në tërësi e sheh Cristiano Ronaldon si rivalin e tij më të madh.

Me këtë që është thënë, komentet te Mbappe kanë marrë mbështetje masive. Ka komente që ka marrë pothuajse një milionë pëlqime dhe ka deri në 17.800 mijë replika. Kylian Mbappe nuk i është përgjigjur asnjërit prej tyre. Nga komentet e tjera që u shkruan të Ronaldo kemi komentet:

“Faleminderit që na bërë të buzëqeshim, shoku im”, shkroi Pele.

“Legjend”, shkroi ylli i NBA, LeBron James.

Vinicius Jr po ashtu komentoi me tre emotikone: një fytyrë të mërzitur, duart e falënderimit dhe një zemër të bardhë.

(Kosova Sot Online )