Messi afër marrëveshjes për rinovim kontrate me PSG

  • A.P /
  • 13 December 2022 - 17:37
Messi afër marrëveshjes për rinovim kontrate me PSG

Lionel Messi është në rrugë të mirë për të nënshkruar kontratën e tij me Paris Saint-Germain.

Raportime të Sique Rodriguez bëjnë të ditur se Messi po afrohet gjithnjë e më shumë me një rinovim kontrate me PSG.

Ikona argjentinase është aktualisht i angazhuar me ‘Albiceleste’ në Kupën e Botës, ku sonte do të luajë gjysmëfinalen ndaj Kroacisë.

Përkundër shumë raportimeve që lidhin Messin me një rikthim të mundshëm te Barcelona, apo e çojnë tek Inter Miami i Beckham, gjasat janë që ai të rinovojë me PSG.

Nasser Al-Khelaifi më parë kishte thënë se Messi është i lumtur në Francë duke thënë sinjale se argjentinasi mund të vazhdojë me parisienët.

(Kosova Sot Online)