Publikohen formacionet zyrtare: Argjentina dhe Kroacia, cila në finale!

  • A.P /
  • 13 December 2022 - 18:50
Publikohen formacionet zyrtare: Argjentina dhe Kroacia, cila në finale!

Kalimin për në finalen e madhe të Kupës së Botës “Katar 2022”,  synojnë që të sigurojnë Argjentina dhe Kroacia, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Këto dy kombëtare do të përballen mesvete sonte në gjysmëfinale.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:00, në stadiumin “Lusail Iconic”.

Kur kanë mbetur edhe më shumë se një orë deri te fillimi i ndeshjes, tashmë janë zbuluar edhe 11-shet startuese.

Vlen të theksohet se te Argjentina mungojnë sonte Acuna dhe Montiel, shkaku i kartonëve të verdhë, derisa te Kroacia nuk ka mungesa.

Image

(Kosova Sot Online)