Napoli ofron 25 milionë euro për talentin e Veronas Ivan Ilic

  • S.A /
  • 14 December 2022 - 09:25
Napoli  ofron 25 milionë euro  për talentin e Veronas  Ivan Ilic

Napoli është shumë afër arritjes së një marrëveshje me mesfushorin e Hellas Verona, Ivan Ilic, i cili pati paraqitje në Botërori me Serbinë, transmeton "Kosova Sot Online".

21 vjeçari kaloi kohë me sistemin e të rinjve në Manchester City derisa ai u huazua në Verona që pastaj u ble për 7.5 milionë euro në verën e vitit 2021.

Ai është lidhur me disa klubeve muajve të fundit, vlen të theksohet se për të ishin të interesuar edhe Lazio dhe Milan, por tani është rrugës që t’i bashkohet Napolit.

Sipas Calciomercato.com, drejtori për sport Cristiano Giuntoli ka diskutuar me Veronan për Ilic që disa javë tashmë.

Çmimi i tij pritet të jetë 25 milionë euro, një marrëveshje që mund të përfundohet më 20 milionë euro dhe bonuse dhe shtesa sipas paraqitjeve.

Napoli shpreson që ta blejë atë gjatë merkatos së janarit, fillimisht si të huazuar me opsion me apo obligim blerje në fund të sezonit.

Napoli do të kërkon një mesfushorë të ri nëse Diego Demme lejohet të largohet, pasi që ai është ankuar se nuk ka minuta të luajtura shumë.

Ilic e di që koha e tij në Verona është para një fundi, pasi që ata janë në fund të tabelës në Serie A me vetëm 5 pikë pas 15 xhirove në elitën e futbollit italian. 

(Kosova Sot Online )