Edhe një tjetër rekord i ri Messi në Botërorin e Katarit 2022

  • 14 December 2022 - 09:09
Edhe një tjetër rekord i ri Messi në Botërorin e Katarit 2022

Lionel Messi ishte titullar në ndeshjen kundër Kroacisë që do të thotë se ai tani është barazuar me Lothar Matthaus, si futbollisti me më së shumti paraqitje në Botëror. Me një vend në finalen e Botërorit, asgjë nuk e ndaloi Messi për ta udhëhequr drejt fitoreve Argjentinën në katër ndeshjet e fundit në Katar.Duke e bërë këtë, ai pati një paraqitje të rëndësishme mbrëmë pasi që u paraqit në ndeshjen e 25-të në Botëror që e barazon atë me fituesin e Botërorit të vitit 1990, Matthaus, që do të thotë se asnjë futbollist nuk është paraqitur më shumë në historinë e kësaj gare.

Për një njeri që ka fituar gjithçka në kuptimin e futbollit, çmimi ndoshta më i madh në lojën e bukur të futbollit ende nuk është mare nga Messi që ka pasur një karrierë prej jashtëtokësori deri tash.

Në atë çfarë mund të thuhet se është finalja e tij e fundit në Botëror, ai tani ka mundësinë që ta fitojë këtë trofe për herë të parë dhe të bëhet njëkohësisht edhe futbollisti që e ka fituar më së shumti garën.

Ai shënoi golin e parë nga penalltia kundër Kroacisë si dhe bëri një asistim me një gol, atë të tretin.

Pasi ata kanë kaluar në finale, tani do të presin kundërshtarin që do ta mësojnë sonte në mbrëmje dhe vjen nga çifti Francë-Marok. 

(Kosova Sot Online )