Ky ështe futbollisti iranian që u dënua me varje pse mbështeti protestat e grave, ekzekutohet në njërin prej shesheve publike të shtetit

  • S.A /
  • 14 December 2022 - 11:17
Ky ështe futbollisti  iranian që u dënua me varje pse mbështeti protestat e grave,  ekzekutohet në njërin prej shesheve publike  të shtetit

Për shkak se i mbështeti protestat e grave në Iran,  dënohet me vdekje futbollisti Amir Nasr-Azadani, transmeton "Kosova Sot Online".

Futbollisti është dënuar me varje dhe ekzekutimi i tij pritet të ndodh në njërin prej shesheve të Iranit. Futbollisti i Iranit, Amir Nasr-Azadani do të përballet me ekzekutim për shkak se mbështeti protestat për të drejtat e grave në vendin e tij. Unioni i futbollistëve ndërkombëtarë FIFPro e ka konfirmuar lajmin dhe apelin që ka bërë tek autoritet iraniane për ta ndryshuar vendimin për këtë dënim”. “FIFPRO është e shokuar dhe e mërzitur nga raportet që futbollisti profesionist Amir Nasr-Azadani do të përballet me ekzekutim në Iran pasi që bëri fushatë për të drejtat e grave dhe liritë bazë njerëzore në vendin e tij”, thuhet në deklaratën e FIFPro.

“Ne solidarizohemi me Amirin dhe bëjmë thirrje për t’ia larguar menjëherë dënimin atij”. 26 vjeçari, i cili kohëve t fundit luante për skuadrën Tractor në Pro Ligë të Gjirit Persik, akuzohet për “moharebeh” apo “armik i Zotit”, sipas asaj që shkruan IranWire. E njëjta media raporton që familja e futbollistit janë kërcënuar vazhdimisht nga autoritetet e Iranit. Vetëm skuadra e Iranit në Botëror ka dënuar publikisht dhe pa ekuivokë vdekjet dhe dënimet me vdekje që janë duke u bërë në vendin e tyre. Portieri i Iranit, Alireza Beiranvand kërkoi në Instagram që të revokohen dënimet me vdekje. Protestat anti-qeveritare janë përhapur në Iran prej vrasjes së gruas 22 vjeçare, Mahsa Amini, e cila dyshohet se u arrestua për mos respektim të kodit të veshjeve në vendin e saj për gratë.

IranWire shkruan se qeveria iraniane është duke u përpjekur që ta akuzoi Nasr-Azdani edhe për vdekjen e kolonel Esmaeil Cheraghi dhe anëtarëve të Basij, milicisë qeveritare gjatë një proteste të mbajtur më 17 nëntor.

Raportohet se futbollisti ishte pjesë e protestave ku kishte lëvizja e kufizuar vetëm në brohorima dhe ai nuk ishte as afër vendit ku ka ndodhur vdekja.

(Kosova Sot Online )