Luka Modric, e etiketon gjyqtarin e ndeshjes si ‘një nga më të këqijtë’

  • S.A /
  • 14 December 2022 - 11:41
Luka Modric, e etiketon gjyqtarin e ndeshjes si ‘një nga më të këqijtë’

Luka Modric mbeti i tronditur nga gjyqtari i ndeshjes pasi Argjentina siguroi vendin e saj në finalen e Kupës së Botës me një fitore 3-0 ndaj Kroacisë, transmeton "Kosova Sot Online".

Modric, i cili shpesh nuk e rrethon veten në polemika, kishte disa fjalë të zgjedhura për gjyqtarin italian Daniele Orsato pas humbjes 3-0 të Kroacisë në gjysmëfinale nga Argjentina në Lusail Stadium, duke e quajtur paraqitjen e tij si një “katastrofë”.

Ishte ndeshja e dytë e Argjentinës gjatë turneut që italiani drejton dhe 47-vjeçari italian i dha Albicelestes një penallti në pjesën e parë pas faullit të Dominik Livakovic ndaj Julian Alvarez, të cilin Leo Messi e ktheu në gol për t’i dhënë skuadrës së tij epërsinë 1-0.

“Argjentina ishte fituese e merituar e ndeshjes, ata ishin më të mirët, e meritonin të fitonin, por këto gjëra duhet të përmenden, unë në përgjithësi nuk i bëj, por sot duhet të bëhen”, tha Modric. pas ndeshjes.

“Nuk më pëlqen të flas për gjyqtarët, por ky është një nga më të këqijtë. Nuk e mbaj mend mirë (Orsaton), ai është një katastrofë. Për mua nuk ishte penallti”.

“Pavarësisht kësaj, nuk dua t’i heq meritat Argjentinës. Penalltia na vrau. Duhet të rikuperohemi për vendin e tretë dhe ta fitojmë atë ndeshje”, përfundoi kroati.

Ndryshe, sezoni i Kroacisë dhe Modric në Kupën e Botës nuk ka përfunduar ende, pasi Kroacia tani ka ndeshjen për vendin e tretë ndaj Marokut ose Francës të shtunën në stadiumin Khalifa International në Doha.

(Kosova Sot Online )