Rivaldo është i sigurtë që Lionel Messi do ta fitojë Botërorin

  • S.A /
  • 14 December 2022 - 15:01
Rivaldo është i sigurtë  që Lionel Messi do ta fitojë Botërorin

Legjenda e  futbollit brazilian,  Rivaldo mendon që Lionel Messi do ta fitojë Botërorin dhe për këtë ka shkruar “që Zoti do ua jep juve kurorën” në ndeshjen e së dielës që do ta luajë Argjentina, transmeton "Kosova Sot Online".

Messi ka pasur paraqitje tepër të mira në Katar dhe është i barabartë me gola të shënuar në garë me Kulian Mbappen derisa mposhti Kroacinë në gjysmëfinale me rezultat 3-0.

Rivaldo ishte njëri prej figurave qendrore në fitoren e Brazilit në Botërorin e vitit 2002, kurse do të bëjë tifo për Argjentinën në finale pasi që Selecao u eliminua në çerekfinale të Katari 2022. “Ne nuk e kemi më Brazilin apo Neymarin në finale të Botërorit kështu që do të jem me Argjentinën. Nuk kam fjalë për Lionel Messi, ai e meriton ta fitojë Botërorin, por Zoti i di të gjitha dhe do ta kurorëzojë atë me titull të dielën”, shkroi Rivaldo në Instagram. “Ti e meriton titullin për njeriun çfarë je dhe për futbollin e bukur që na ke dhuruar. Ua heq kapelën dhe Zoti të bekoftë”.  Argjentina do të pres në finale fituesin e ndeshjes Francë=Marok që zhvillohet sonte në mbrëmje.

(Kosova Sot Online )