Arteta e zbulon arsyen pse u largua Ben White nga Anglia

  • S.A /
  • 14 December 2022 - 15:09
Arteta e zbulon arsyen pse u largua  Ben White nga Anglia

Mikel Arteta ka treguar se ai i di arsyet pse Ben White është larguar nga kampi i Anglisë para kohe dhe ka hedhur poshtë thashethemet se kjo ka të bëjë me probleme në sjellje, transmeton "Kosova Sot Online".

White është rikthyer në aksion në miqësoren që Arsenali e zhvilloi kundër Milanit, duke u shfaqur për herë të parë në fushë pasi që ai u largua nga skuadra e Anglisë në Botëror, me raportet që shkruanin se ka pasur një përplasje me shokët e skuadrës së Tre Luanëve. Arteta i ka mohuar këto lajme.

“Të gjithë këtu i kanë dhënë atij mbështetjen dhe dashurinë që i duhet. Ne e dimë arsyen pse ai është larguar nga aty dhe është mirë që ai është me ne në formë të mirë”, tha Arteta në konferencën për shtyp.

“Ne nuk mund ta kontrollojmë këtë. E di kush është Beni, çfarë ai ka nevojë, çfarë është karakteri i tij dhe sa është i lumtur ai që është në këtë klub”, tha Arteta në lidhje me lajmet që ai është larguar aty pas sjelljeve të tij jo të mira.

Është raportohet së White është përfshirë në një grindje me Steve Halland, i cili shërben si asistent menaxher i Anglisë, pavarësisht së ana zyrtare e Kombëtares së Anglisë thotë që ai është larguar për “arsye personale.

Të njëjtën e ka thënë edhe Gareth Southgate që ka hedhur poshtë raportet për një konflikt. Ai luajti 45 minuta për Topçinjtë që fituan kundër Milanit më 13 dhjetor.

25 vjeçari tani do të fokusohet në rikthimin në Arsenal ku skuadra nga Londra po lufton për ta fituar titullin në Premier Ligë. 

(Kosova Sot Online )