Nuk i ka kaluar akoma pasojat shtyhet kthimi i Pogbas në fush e lojës nga lëndimi i gjurit

  • S.A /
  • 14 December 2022 - 15:22
Nuk  i ka kaluar akoma  pasojat  shtyhet kthimi i Pogbas në fush e lojës nga lëndimi i gjurit

Tre muaj pas operimit në gju, Paul Pogba, ylli i Juventusit, ende nuk dihet a është gati që të rikthehet në fushë pasi që tani po përballet me një kohëzgjatje të lëndimit të tij, transmeton "Kosova Sot Online".

29 vjeçari francez vuajti nga një lëndim në gju gjatë stërvitjeve parasezonale në fund të korrikut për Bardhezinjtë. Ai fillimisht vendosi ta trajtojë këtë lëndim me një plan të mjekësisë popullore, pasi që nuk dëshironte që ta humbiste Botërorin për shkak të operacionit, por progresi i ngadaltë bëri që ai t’i nënshtrohet operimit në fillim të shtatorit, ku për rikuperim u deshën tetë javë.

Fatkeqësisht për Pogban dhe Juventusin, rikuperimi i tij po shkon më ngadalë së është pritur, ashtu siç shkruan Calciomercato.com. Mesfushori francez ende nuk është rikthyer në stërvitje dhe po vazhdon ato vetëm në palestër dhe pishinë, por ai duhet të presë edhe pak për të filluar që ta godas topin.

Pogba kështu pritet që të jetë jashtë edhe për një muaj, së paku, që do të thotë se ai do të humbet gjashtë ndeshje të Bardhezinjve në janar, përfshirë edhe duelin e vështirë me Napolin. Kjo është një goditje tjetër për fituesin e Botërorit të vitit 2018, i cili shpresonte që me punë të madhe të rikuperohet që të kthehet më shpejt në fushë.

Gjendja e 29 vjeçarit do të këtë pasoja për Zonjën e Vjetër në merkato. Me Pogban jashtë, Massimiliano Allegri nuk mund ta humbet Adrien Rabiotin në janar, edhe nëse kontrata e tij do të skadojë. Fatmirësisht për Juventusin, ish futbollisti i Paris Saint-Germain do të luante këtë sezon në Torino me kënaqësi deri në verë.

(Kosova Sot Online )