Stadiumi 'Al Bayt' sonte do të jetë i stërmbushur me tifozë marokenë

  • A.P /
  • 14 December 2022 - 18:21
Stadiumi 'Al Bayt' sonte do të jetë i stërmbushur me tifozë marokenë

Sonte do të zhvillohet gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Botës në “Katar 2022”, mes Francës dhe Marokut.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:00, teksa ekipi fitues do t’i bashkohet Argjentinës në finalen e madhe.

“RMC Sport” ka raportuar se 55 mijë nga afro 69 mijë spektatorë, që do të jenë të pranishëm sonte në stadiumin “Al Bayt”, do të jenë marokenë.

Ndërkohë, “AFP” kishte raportuar sot gjatë ditës se disa fluturime nga Maroku drejt Dohas janë anuluar.

Sipas këtij mediumi, 2100 tifozë ishin të paraparë për të udhëtuar nga ky vend.

Maroku bëri historinë me kalimin në gjysmëfinale, pasi u bë vendi i parë nga Afrika që kualifikohet deri në këtë fazë të Kupës së Botës.

Mbetet të shihet sonte nëse historia do të vazhdojë, apo do të përfundojë këtu.

(Kosova Sot Online)