Mbaron pjesa e parë: Franca në epërsi minimale ndaj Marokut

  • A.P /
  • 14 December 2022 - 20:50
Mbaron pjesa e parë: Franca në epërsi minimale ndaj Marokut

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes gjysmëfinale mes Francës dhe Marokut.

Pas 45 minutave të parë të ndeshjes, Franca ka epërsi minimale, 1:0

Ishte Theo Hernandez që shënoi golin e vetëm në pjesën e parë në minutën e pestë të ndeshjes.

Më pas, Franca e goditi edhe shtyllën njëherë përmes Olivier Giroud, i cili pati edhe një tjetër mundësi të artë shënimi.

Në fund të ndeshjes, Maroku goditi shtyllën, duke iu afruar shumë golit.

Kujtojmë se fituesi i kësaj përballje do të luajë kundër Argjentinës në finale e 18 dhjetorit.

(Kosova Sot Online)