Argjentina - Franca në finalen e madhe të Kupës së Botës

  • A.P /
  • 14 December 2022 - 22:30
Argjentina - Franca në finalen e madhe të Kupës së Botës

Franca është kombëtarja e dytë që ka siguruar pjesëmarrjen në finalen e madhe të Kupës së Botës “Katar 20222”.

Kampionët në fuqi të botës fituan 2:0 ndaj Marokut në gjysmëfinale sonte.

Kësisoj, Franca e siguroi pjesëmarrjen në finale për herën e dytë e radhazi në këtë turne.

“Gjelat” në finale do të takohen me Argjentinën, që të martën eliminoi Kroacinë me rezultatin 3:0.

Finalja e madhe e Kupës së Botës së këtij viti do të zhvillohet të dielën, nga ora 16:00.

Franca dhe Argjentina do të takohen në stadiumin “Lusail Iconic”, që ka 88 mijë e 966 ulëse.

(Kosova Sot Online)