Mbappe "çmend" tifozët pas fitores së Francës ndaj Marokut

  • S.A /
  • 15 December 2022 - 08:50
Mbappe

Kylian Mbappe e ka veshur fanellën e Achraf Hakimit për ta festuar triumfin e Francës kundër Marokut dhe kualifikimin në finale të Kampionatit Botëror.

Me golat e Theo Hernandez dhe Randal Kolo Muani, Les Bleus e mposhtën befasinë e këtij turneu për të caktuar një takim me Argjentinën në finalen e të dielës.

Paris Saint-Germainit, Hakimi dhe Mbappe, u vunë përballë në ndeshjen gjysmëfinale, të cilën në fund e fitoi anësori francez.

Kur përfundoi ndeshja, Mbappe e veshi fanellën e bashkëlojtarit të tij te PSG para se t’u bashkëngjitej lojtarëve të Francës për të festuar, ndërsa të njëjtën gjë e bëri edhe Hakimi para se të nisej drejt zhveshtores.

Dyshja po ashtu janë xhiruar në tunel duke qëndruar ulur pranë njëri-tjetrit dhe duke biseduar, teksa u përshëndetën nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Tifozët i kanë admiruar këto gjeste dhe sjelljen e dy futbollistëve të mëdhenj. Në finale, Mbappe do të ketë një tjetër përballje ndaj një tjetër bashkëlojtari te PSG, Lionel Messi. 

(Kosova Sot Online )