Zbulohet gjyqtari i finales Argjentinë-Francë

  • A.P /
  • 15 December 2022 - 18:04
Zbulohet gjyqtari i finales Argjentinë-Francë

Është caktuar gjyqtari kryesor i finales së Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës

Bëhet fjalë për gjyqtarin nga Polonia, Szymon Marciniak, i cili do ta drejtojë ndeshjen më të madhe të karrierës.

Gjithashtu, 41-vjeçari është bërë polaku i parë që gjykon finalen e një Botërori.

Marciniak ka ndarë drejtësinë në dy përballje këtë Botëror. Në ndeshjen Argjentinë-Australi dhe në ndeshjen Francë-Danimarkë.

(Kosova Sot Online)