Futbollisti francez e humb stërvitjen e sotme nga gripi

  • A.P /
  • 15 December 2022 - 18:21
Futbollisti francez e humb stërvitjen e sotme nga gripi

Kingsley Coman do të pushohet për seancën stërvitore të Francës sot, pasi u sëmur me të njëjtat simptoma që e mbajtën Adrien Rabiot jashtë fitores së djeshme ndaj Marokut në gjysmëfinale të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Anësori, i cili gjithashtu humbi drekën me shokët e skuadrës, filloi të shfaqë simptoma gripi ditën e djeshme dhe për rrjedhojë nuk do të marrë pjesë në seancën e lehtë të rikuperimit të planifikuar për sonte, ka raportuar “L’Equipe”

Coman ishte në bankën e rezervistëve mbrëmë dhe nuk hyri në lojë fare.

Ndërkohë, Adrien Rabiot po ndihet më mirë dhe do të rifillojë ushtrimet e vrapimit sonte.

Dayot Upamecano, i cili gjithashtu u sëmur, ishte zëvendësues të mërkurën dhe po ndihet gjithashtu më mirë. Lojtari i Bayern Munichut do të marrë pjesë i plotë në seancën stërvitore të sotme.

Disa lojtarë si Olivier Giroud, Antoine Griezmann dhe Kylian Mbappe morën disa goditje kundër Marokut, por për momentin nuk janë shqetësime për gjendjen fizike, ndërsa Theo Hernandez, që mori goditje në gju në fund të pjesës së parë, do të monitorohet më nga afër.

Kujtojmë se Franca në finale do të takohet me Argjentinën. Finalja e madhe e Kupës së Botës “Katar 2022” do të zhvillohet të dielën. 

(Kosova Sot Online)