Pas kërkesave të mëdha për fanellën e Messit futet në "kolaps" prodhuesi ADIDAS

  • S.A /
  • 16 December 2022 - 09:28
Pas kërkesave të mëdha për fanellën e Messit futet në

“Adidas” ka “kolapsuar” pas kërkesave të shumta për fanellën e Lionel Messit të Argjentinës.

Sipas “Marca”, nuk duhet kërkuar më fanella të sulmuesi pas nuk ka. Fanellat e tij nuk janë të disponueshme as në Buenos Aires, Madrid, Doha e Tokio, transmeton "Kosova Sot Online".

Nuk ka rëndësi se çfarë madhësie, nga numri më i vogël e deri te numri më i madh, nuk ka mbetur asnjë fanellë e tij, njoftoi tutje mediumi spanjoll.

Ndërkohë, “Adidas” shpjegoi se është e pamundur brenda natës të rritet prodhimi për të zëvendësuar një produkt që e dinin se do të funksiononte shumë mirë, por jo aq sa për këtë kolaps mbarëbotëror.

Kompania gjermane thuhet se po punon kundër kohës në mënyrë që, në rast se Argjentina shpallet kampione bote të dielën, fanella argjentinase dhe fanella e Messit mund të jenë të disponueshme sa më shpejt të jetë e mundur në pjesën më të madhe të botë.

Kujtojmë se Argjentina në finale do të takohet me Francën.

(Kosova Sot Online )