Barcelona i vendosi çmim shumë të ulët për Memphis Depay por por asnjë klub nuk ka shprehur interesim

  • S.A /
  • 16 December 2022 - 11:00
Barcelona i vendosi çmim shumë të ulët për Memphis Depay por por asnjë klub nuk ka shprehur interesim

Raportohet se Barcelona  nuk po arrin të gjej klub të interesuar për shërbimet e Memphis Depayt, për ta shitur atë. Sulmuesi holandez, i cili ishte i lidhur me një largim në afatin kalimtar të verës, vazhdon të jetë i padëshiruar në “Camp Nou”, transmeton "Kosova Sot Online ".

Trajneri Xavi nuk llogarit në shërbimet e tij, teksa klubi është i interesuar që ta shesë në afatin kalimtar të janarit.

Megjithatë, raportohet se asnjë klub nuk ka shprehur interesim për blerjen e Depayt në janar, të paktën deri më tani.

Sipas “SPORT”, Barcelona po kërkon që klubet të paguajnë vetëm 2 milionë euro për 28-vjeçarin, por asnjë klub nuk dëshiron të shpenzojë këtë shumë për të.

Ish-sulmuesi i Lyonit me klubin katalunas ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.

Nëse asnjë klub nuk shpreh interesim për të në janar, Barcelona mund ta shkëpus kontratën me marrëveshje të dyanshme, ose të pranojë për të vazhduar me të deri në fund të sezonit.

(Kosova Sot Online )