Javier Zanetti me komplimete për Messin: Është në të njëjtin nivel me Maradonan, bota dëshiron ta shohë kampion

  • S.A /
  • 16 December 2022 - 12:48
Javier Zanetti me komplimete për Messin: Është në të njëjtin nivel me Maradonan, bota dëshiron ta shohë kampion

Javier Zanetti nuk ka dyshim se shumica e botës së futbollit dëshiron që Lionel Messi të ngre lart trofeun e Kupës së Botës. Legjenda e futbollit argjentinas e arsyetoi këtë mendim duke thënë se kjo është për “shkak të futbollit që Messi luan”, transmeton "Kosova Sot Online ".

Zanetti gjithashtu tha se 35-vjeçari është në të njëjtin nivel me Diego Armando Maradonan. “Për mua kjo është për shkak të mënyrës se si ata e interpretojnë futbollin dhe kjo është arsyeja pse unë mendoj se ata duan ta shohin atë të kthej Kupën e Botës vendit tonë. Leo është në të njëjtin nivel me Maradonan. Dhe ky gjykim nuk do të ndryshojë pavarësisht rezultatit të finales”, tha ai për “Ole”.

“Ai [Messi] ka një angazhim që është shumë solid. Unë shoh një ekip shumë të organizuar që erdhi në Katar që nga dita e parë që ata shkelën në këtë vend me synimin për të arritur në finale. Forca është ë mënyrën se si Argjentina e ndjen futbollin. Dhe mendoj se kjo po shfaqet në të gjitha ndeshjet. Me një përkushtim dhe një qëndrim që na bën të gjithëve krenarë”, shtoi ish-futbollisti i Interit.

Ndërkohë, lidhur me finalen Zanetti tha: “Është ndeshja më e rëndësishme. Ne përballemi me kampionët e botës, argjentinasit kanë një ëndërr të madhe. Messi është shumë i fokusuar, duke u bërë më shumë se një lider: mosha dhe pjekuria e shtyjnë atë të bëjë ndryshim edhe në nivelin e karakterit dhe jo vetëm në atë teknik. Argjentina është solide dhe e organizuar, këtë po e tregojnë në çdo ndeshje. Jam i shqetësuar për shumë gjëra për Francën: Mbappe, Griezmann, Giroud, Lloris, Rabiot nëse rikuperohet, ata janë shumë të fortë.

Finalja e madhe mes Argjentinës dhe Francës do të zhvillohet të dielën. 

( Kosova Sot  Online )