Mourinho mund të emërohet përzgjedhës te Portugalia

  • S.A /
  • 16 December 2022 - 13:47
Mourinho mund të emërohet përzgjedhës te Portugalia

Ka raporte në rritje për emërimin e Jose Mourinhos në pozitën e përzgjedhësit të Kombëtares së Portugalisë. Nga kjo pozitë u shkarkua dje Fernando Santos, i cili arriti deri në çerekfinale të Kupës së Botës “Katar 2022”. 

Sipas “Il Corriere Dello Sport”, agjenti i trajnerit, Jorge Mendes, zhvilloi një takim me Presidentin e Federatës së Portugalisë, Fernando Gomes, të enjten, duke diskutuar për pagën e mundshme të klientit të tij.Megjithatë, thuhet se qëndrimi te Roma mbetet prioriteti i Mourinhos.

59-vjeçari ka kontratë të vlefshme me klubin italian deri në verën e vitit 2024. Ndërkohë, trajneri portugez ka mbërritur dje në Portugali së bashku me skuadrën e tij. Roma do të përgatitet për pjesën e dytë të sezonit në vendlindjen e Mourinhos dhe sot do të përballet me Cadizin në një ndeshje miqësore.

(Kosova Sot Online )