Milan reagon pas vdekjes së Mihajlovic

  • A.P /
  • 16 December 2022 - 17:02
Milan reagon pas vdekjes së Mihajlovic

 Sinisa Mihajlovic ka vdekur në moshën 53-vjeçare.

Ai vdiq në një klinikë të Romës këtë të premte.

Ish-trajneri i Bolongas po vuante nga sëmundja e rëndë për të cilën kishte njoftuar në vitin 2019.

Lajmi për vdekjen e ish-futbollistit u bë i ditur nga familja.


Pas kësaj ka reaguar edhe ekipi i Milanit, pjesë e të cilit ishte Mihajlovic si trajner në vitin 2015.

“Qielli ka fituar një tjetër legjendë. Do të na mungosh shumë, Siniša”, shkroi klubi italian në faqen e tyre në Twitter.

(Kosova Sot Online)