Sonte luhen dy duele interesante në Superligë

  • S.A /
  • 17 December 2022 - 09:06
Sonte  luhen dy duele interesante në Superligë

Në këtë fundjavë zhvillohet xhiroja e 14-të në Superligë, me dy ndeshje, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ndeshja e parë zhvillohet mes Ponte Prizrenit dhe Sigal Prishtinës, skuadra që u takuan edhe në çerekfinale të Superkupës, ku fituan prishtinasit.

Prizrenasit kanë gjashtë fitore e gjashtë humbje, kurse kryeqytetasit kanë nëntë fitore e katër humbje.

Takim shumë i vlefshëm shihet ndërmjet Rahovecit dhe Pejës. Rahovecasit numërojnë dy fitore e 11 humbje, ndërsa pejanët janë në vendin e parë me dhjetë fitore e tri humbje.

Superliga – Java 14

E shtunë

17:00 Ponte Prizreni-Sigal Prishtina    

19:00 Rahoveci-Peja

(Kosova Sot Online )