Trajneri i Marokut Walid Regragui: Nuk mjafton vendi i 3-të, në fund kujtohen vetëm fituesit

  • S.A /
  • 17 December 2022 - 09:44
Trajneri i Marokut Walid Regragui:  Nuk mjafton vendi i 3-të, në fund kujtohen vetëm fituesit

Kroacia dhe Maroku do të përballen sot për vendin e tretë në Kupën e Botës që po mbahet në Katar, shkruan "Kosova Sot Online ".

Kroacia u mposht nga Argjentina në gjysmëfinale me rezultat 3:0, kurse  Maroku u mposht 2:0 nga kampioni në fuqi, Franca.

Para ndeshjes në konferencë për media ka folur edhe trajneri i Marokut, Walid Regragui.

“Të them të drejtën, do të jetë një sherr për mua. Është e komplikuar të luash 2 ditë pas një zhgënjimi të madh. E treta ose e katërta?! Në fund kujtohet vetëm kush fiton, as vendi i dytë. Kujtohen vetëm fituesit dhe ne humbëm. Sigurisht që ta mbyllim të tretët, për nga imazhi do të ishte shumë mirë. Por është e vështirë ta bësh të bukur këtë finale të vogël.”, u shpreh tekniku Regragui. 

(Kosova Sot Online )