Para ndeshjes Mbappe kundër Messi/PSG me qasje të kujdesshme

  • A.P /
  • 18 December 2022 - 15:54
Para ndeshjes Mbappe kundër Messi/PSG me qasje të kujdesshme

Skuadra nuk dëshiron që ta mërzitin asnjërin futbollist

Dy yjet kryesor të skuadrës së tyre janë në finale të Botërorit, e ku Kylian Mbappe do të luajë kundër Messi, e cila gjë do të thotë se Paris Saint-Germain do të festojnë pavarësisht rezultatit të ndeshjes.

Megjithatë, është po ashtu e garantuar që do të këtë një humbës dhe kjo është arsyeja pse PSG kanë pasur një qasje të qetë kur është në pyetje kjo garë.

Sipas L’Equipe, PSG ka qenë shumë e kujdesshme në të gjitha komunikimet e tyre zyrtare dhe ka qenë e prirë t’ua rikujtojë njerëzve që Mbappe dhe Messi “nuk po konkurrojnë vetëm kundër njëri tjetrit”.

Do të jetë interesante të shohim së si do të reagojë PSG pas rezultatit final në rrjetet sociale, pasi që ata dëshirojnë ta promovojnë secilin nga yjet që do të bëhet kampion bote.

Ekziston një besim që ata do ta promovojnë në kanalet franceze nëse fiton Mbappe apo në kanalet spanjolle nëse në fund fiton Messi dhe ngrit trofeun e artë.

Sa për Nasser Al-Khelaifi, ai beson që të dy lojtarët e tij e meritojnë titullin.

“Nëse do të mundja, do ua jepja të dyve Botërorin”, tha ai.

Messi dhe Mbape në garë për Topin e Artë dhe Këpucën e Artë

Nuk është vetëm trofeu për të cilin dy sulmuesit do të luftojnë, pasi që Këpuca e Artë për top golashënuesin dhe Topi i Artë i Botërorit po ashtu do të ndahen sonte.

Ka të ngjarë që kushdo që e fiton Botërorin do ta këtë po ashtu mundësinë e mirë për ta marrë dy çmimet e tjera individuale, pasi që paraqitjet e tyre kanë qenë njëjtë të mira dhe të dy kanë të shënuar nga pesë gola.

S’ka finale për Neymar në Botëror

Natyrisht, Messi dhe Mbappe nuk janë të vetmit yje të Paris Saint-Germain, pasi që ata kanë edhe Neymarin me të cilin bëjnë spektakël në sulm.

Braziliani nuk ia doli të shkojë kaq larg, pasi që skuadra e tij humbi në penallti kundër Kroacisë në çerekfinale.

Do të jetë interesante të shohim këtë treshe të superyjeve në Paris pasi që të përfundon gara, sidomos kur ata do të kenë një ndeshje të vështirë në 1/8-ën e finales kundër Bayern Munchen në Ligën e Kampionëve.

(Kosova Sot Online)