Argjentina avancon në 2 me 0 kundrejt Francës

  • A.P /
  • 18 December 2022 - 16:36
Argjentina avancon në 2 me 0 kundrejt Francës

Shënon Di Maria në minutën e 36-të, Argjentina avancon në 2 me 0 kundrejt Francës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online".


Ka qenë minuta e tridhjetë e gjashtë kur "gauçosët" kanë bërë një kundërsulm përmes të cilit ka shënuar Di Maria pas një asistimi nga MacAllister.
Ndeshja po shkon drejt përfundimit të pjesës së parë.  

Nëse ndeshja përfundon me këtë rezultat atëherë Argjentina do të bëhej kampion.

Argjentina e drejtuar në fushë nga ylli i futbollit Lionel Messi është më potente në 20 minutat e para të finales të Kupës së Botës në Katar.

Messi ishte ai që përmes penalltisë kaloj Argjentinën në epërsi në minutën e 23'të, shkuan gazeta “Kosova Sot Online".

Për Messin është goli i gjashtë në Katar, i katërti nga e bardhë.

Argjentina ka fituar penallti në finalen ndaj Francës. Dembele e ndali Angel Di Marian në mënyrë të palejuar, në minutën e 21-të.

(Kosova Sot Online)