Argjentinë - Francë ndeshja shkon në vazhdime

  • A.P /
  • 18 December 2022 - 18:06
Argjentinë - Francë ndeshja shkon në vazhdime

Pjesa e parë e ndeshjes finalës të Botërorit mes Argjentinës dhe Francës Katar 2022, është mbyllur me rezultatin e barabartë 2:2, transmeton gazeta “Kosova Sot Online".

Nëntëdhjetë minutat e kohës së rregullt nuk e kanë dhënë fituesin e Kupës së Botës "Qatar 2022".

Argjentinasit udhëheqën 2:0 pas 45 minutave të parë me golat e Messit dhe Di Marias.

Por, francezët gjetën forcën dhe e barazuan rezultatin me dy gola të shpejtë.

Fillimisht Mbappe shënoi nga penalltia në minutën e 80-të.


Një minutë më pas, ishte sërish Mbappe që barazoi shifrat.

Edhe 30 minuta të tjerë do të jenë për të caktuar fituesin.

Nëse edhe kjo nuk mjafton, penalltitë do të jenë përcaktuese.

(Kosova Sot Online)