Mbappe shënon nga penalltia, Argjentinë - Francë 3 me 3

  • A.P /
  • 18 December 2022 - 18:37
Mbappe shënon nga penalltia, Argjentinë - Francë 3 me 3

Mbappe kompleton het-trikun dhe barazon sërish rezultatin, Argjentinë - Francë 3 me 3, ndeshja drejt penalltive, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Messi sërish e ka dërguar në epërsi Argjentinën duke shënuar për 3 me 2 kundrejt Francës, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Ndeshja finale e Botërorit mes Argjentinës dhe Francës, është mbyllur me rezultatin e barabartë 2:2, transmeton gazeta “Kosova Sot Online".

Argjentinasit udhëheqën 2:0 pas 45 minutave të parë me golat e Messit dhe Di Marias.

Por, francezët gjetën forcën dhe e barazuan rezultatin me dy gola të shpejtë.

Fillimisht Mbappe shënoi nga penalltia në minutën e 80-të.


Një minutë më pas, ishte sërish Mbappe që barazoi shifrat.

Edhe 30 minuta të tjerë do të jenë për të caktuar fituesin.

Nëse edhe kjo nuk mjafton, penalltitë do të jenë përcaktuese.

 Brenda dy minutave, Franca ka shënuar dy gola, duke barazuar kundërshtarët Argjentinas, transmeton gazeta “Kosova Sot Online".

Në momentin e golit të dytë, kamera u përqendrua dhe te presidenti francez Emmanuel Macron i cili festoi barazimin e rezultatit.

(Kosova Sot Online)