Finalja Argjentinë-Francë përcaktohet me penallti

  • A.P /
  • 18 December 2022 - 18:45
Finalja Argjentinë-Francë përcaktohet me penallti

As pas 120 minutave në finalen e Botërorit, Argjentina-Franca, nuk ka fitues, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Argjentinasit udhëheqën 2:0 pas 45 minutave të parë me golat e Messit dhe Di Marias.

Por, francezët gjetën forcën dhe e barazuan rezultatin me dy gola të shpejtë.

Fillimisht Mbappe shënoi nga penalltia në minutën e 80-të.


Një minutë më pas, ishte sërish Mbappe që barazoi shifrat.

Në vazhdime, Messi kaloi sërish Argjentinën në epërsi, por Mbappe kompletoi hat-trickun për ta dërguar ndeshjen në penallti.

(Kosova Sot Online)