Argjentina fiton Kupën e Botës, Messi e 'deklason' Francën në Katar

  • A.P /
  • 18 December 2022 - 18:53
Argjentina fiton Kupën e Botës, Messi e 'deklason' Francën në Katar

Sot bashkë me fitorën e Argjentinës në Katar 2022  kundrejt Francës, është kurorëzuar edhe mbreti i futbollit e ai është përfundimisht Lionel Messi, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Argjentina doli fituese vetëm pas ekzekutimit të penalltive, pas 120 minuta u mbyllën me rezultatin e barabartë, 3:3.

Image


 

Golat për Argjentinën i shënuan Leo Messi dhe Angel Di Maria.

Ndërsa për Francën ishte Kylian Mbappe që shënoi dy herë brenda një minute.

Ndeshja më pas u konkretizua me disa raste, por u mbyll 2:2 në kohën e rregullt.

Edhe në vazhdime kishte super përballje pasi u shënuan edhe nga një gol për secilën kombëtare.

 

Fillimisht ishte Messi ai që përmes penalltisë kaloj Argjentinën në epërsi në minutën e 23'të, shkuan gazeta “Kosova Sot Online".

Derisa pastaj ishte Di Maria ai i cili në minutën e 36-të, e  avancon Argjentinën në 2 me 0 kundrejt Francës.

Kur Argjentina ishte duke fituar Mbappe shënon përmes penalltisë, për të barazuar po Mbappe shënon sërish për 2 me 2.

 

Pjesa e parë e ndeshjes finalës të Botërorit mes Argjentinës dhe Francës Katar 2022, është mbyllur me rezultatin e barabartë 2:2, transmeton gazeta “Kosova Sot Online".

Argjentinasit udhëheqën 2:0 pas 45 minutave të parë me golat e Messit dhe Di Marias.

Por, francezët gjetën forcën dhe e barazuan rezultatin me dy gola të shpejtë.

Fillimisht Mbappe shënoi nga penalltia në minutën e 80-të.


Një minutë më pas, ishte sërish Mbappe që barazoi shifrat.

Messi sërish e ka dërguar në epërsi Argjentinën duke shënuar për 3 me 2 në minutën e 109-të, kundrejt Francës, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Pastaj ishte Mbappe ai i cili kompleton het-trikun dhe barazon sërish rezultatin, Argjentinë - Francë 3 me 3, ndeshja drejt penalltive, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".


As pas 120 minutave në finalen e Botërorit, Argjentina-Franca, nuk ka fitues, finalja Argjentinë-Francë përcaktohet me penallti.

Edhe pas ekzekutimit të penalltive, Argjentina triumfon kundrejt Francës me rezultat 5 me 3 dhe kështu Messi realizoj ëndrrën e tij duke e kurorëzuar karrierën me Kupën e Botës "Katar 2023".

 

(Kosova Sot Online)